E mitura shkon në spitalin e Pejës për të lindur, policia ia arreston burrin
Policia ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një të mitur. Vajza nën moshën 16 vjeçare ka mbetur shtatzënë dhe ka shkuar në spitalin e Pejës për të lindur.

Pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, burri është liruar. Ndërsa e mitura ka deklaruar se ka pëlqimin e prindërve për martesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJEÇ

Pejë 16.05.2019-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër Rome-shtetase e Malit të Zi dhe e njëjta ishte dërguar në spitalin rajonal Pejë për të lindur. Viktima deklaron se ka pëlqimin e prindërve për martesë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe rastet që të miturat po bëhën nëna janë shtuar së fundmi në Kosovë.
Shtuar më 19/05/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori