Zbulohet varri 8 mijë vjeçar i një fëmije në Finlandë, studiuesit hedhin dritë mbi Epokën e Gurit

Një varr që mendohet se i përket një fëmije është zbuluar së fundmi dhe arkeologët po e trajtojnë si një provë sesi finlandezët i trajtonin të dashurit pas vdekjes. Varri daton rreth 8 mijë vite më parë dhe është zbuluar në Finlandën veriore. Varri i quajtur “Majoonsuo” ka marrë vëmendjen e kërkuesve që në vitin 1992 kur u gjet okër, argjilë në një rit shërbese.

Sipas CNN, okra e kuqe lidhet me zbukurimin e varrit. Brenda varrit të fëmijës, u gjetën disa sende. Sipas analizës që u botua në muajin shtator, në Epokën e Gurit, fiset i varrosnin të dashurit e zemrës kur ndaheshin nga jeta, nëpër gropa. Toka finlandeze sipas studiuesve ka shumë acid dhe shumë mbetje kanë ngelur prandaj gjetjet arkeologjike konsiderohen si të rralla.

Në varr u gjetën dhëmbët e një fëmije,të moshës 3-10 vjeç, pendë zogu, qime qeni dhe dy koka shigjete. Sipas ekspertëve, fëmija është vendosur në një shtrat me pendë ose në një veshe me pendë. Qimet e qenit mendohet se kanë qenë veshja e këpucëve me të cilat është varrosur fëmija 8 mijë vite më parë, por nuk përjashtohet mundësia që një qen të jetë varrosur me të.