E marrin peng borxhliun dhe e rrahin në makinë
Foto Ilustruese
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur ditën e kaluar në Prishtinë. Policia e Kosovës në raportin ditor bën të diur se dy persona kanë marrë një person peng dhe e kanë rrahur në maikinë.

Arsyeja ishte se viktima u kishte borxh të dyshuarëve, shkruan albeu.com.


"Prishtinë. Me 21.09.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit, duke futur në veturën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar si pretekst i një borxhi të mëhershëm.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar." thuhet në raport./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori