E lumtur për atë që bëmë në Kosovë
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, e lindur më 15 maj 1937 në Pragë si Marie Jana Korbel, sekretare e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, këtë javë botoi librin "Dimri i Pragës: rrëfim personal për kujtimet rreth luftës në vitet 1937 - 1948".

Ndër të tjera, ajo në libër shkruan se për të afërmit që pësuan në Holokaust dhe për faktin se në rini nuk ka ditur për prejardhjen e saj hebreje, si dhe për peshën morale të vendimeve me të cilat familja e saj dhe ajo ishin përballur gjatë jetës, duke përfshirë ato që lidhen me Kosovën.

E pyetur për peshën morale dhe saktësinë e vendimeve që ka marrë, Madeleine Albright në një intervistë për " Hafinigton Post " thotë:

"Mendoj se vendimet që mora kanë qenë të mira. Kurse shumë vendime i kanë marrë të tjerët për mua. A ka diçka për të cilën ndjej keqardhje? Më vjen keq që nuk kemi ndërhyrë më shpejt në Jugosllavi. Mendoj se jam e lumtur për atë që ne e bëmë në Kosovë. Ishte e vështirë të vendosim, nëse për të parandaluar spastrimin etnik duhej angazhuar forcat ajrore, të cilat do të vrasin edhe të pafajshëm. A ishte në rregull të sakrifikoje jetën e një personi për të shpëtuar një jetë tjetër? Këto vendime ishin të vështira për mua".

"Gjatë luftës në Kosovë, çdo ditë kam mbajtur konferenca telefonike me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Në lidhje telefonike ishim: ministri britanik, francez, italian ai gjerman dhe unë.

" Pse nuk e bëjnë një pauzë në bombardimet për Pashkë?’’, pyeti ministri italian i Punëve të Jashtme, kurse ministri gjerman tha: “ Pse do të bënim pauzë për nder të një feje, derisa vrasin njerëz të një besimi tjetër"? . Mendoj se ishte një nga deklaratat më domethënëse në kuptimin e identitetit të përbashkët dhe rëndësisë së marrjes së vendimit moralisht të drejtë", tha në fund të intervistës ish-sekretarja amerikan e Shtetit Madeleine Albright. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori