E konfirmon vetë, një serb i bashkohet Vetëvendosjes
Bojan Bozovic, duket se është anëtari më i ri i partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

VV në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, doli si partia e parë në vend, duke u bërë kështu mandatare për formimin e Qeverisë së Kosovës. Menjëherë pas fitores në këtë parti kanë filluar edhe aderimet e reja.

Sot VV’së, i është bashkuar serbi i Kosovës, Bojan Bozovic shkruan ekspress.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Bozovic, në dy fotografi të publikuara në Facebook.Në njërën nga fotografitë e publikuara sot, shihet logoja e Vetëvendosjes, teksa ka shkruar: Unë mendoj se është e qartë, por ai që është përgjegjës do ta konfirmojë zyrtarisht atë.
Shtuar më 22/11/2019, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori