E konfirmon edhe Vuçiç: Merkeli bën përballjen e parë me Haradinajn
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka konfirmuar sot në një konferencë për media se do të udhëtojë për në Berlin, që të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim i presidentit serb me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, do të ndodh për herë të parë në historinë e dy emrave si politikanë.

Presidenti serb ka treguar se ky takim është caktuar që të mbahet me 29 prill, dhe në të do të jetë e ftuar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Ky takim është bërë me inicimin e Francës dhe Gjermanisë, dhe Vuçiq ka konfirmuar se e kanë pranuar këtë ftesë.

Në intervista të mëparshme Vuçiq vazhdimisht kishte deklaruar që shumë shpejtë do të kishte një përfshirje të Francës dhe Gjermanisë në çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse nuk kishte dhënë detaje për një gjë të tillë.

Ky takim i ftuar nga dy shtetet e fuqishme evropiane me siguri do të jetë për të diskutuar rreth situatës aktuale dhe bllokimit të dialogut dhe gjetjes së një gjuhe të përbashkët për të ecur përpara.
Shtuar më 10/04/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori