E kishin hequr nga puna, kjo është policja që shuajti gjithë familjen e saj
V. Bllaca është policja e cila dyshohet se ka kryer krimin makabër sot në Gjilan, duke i marrë jetën prindërve, dy vëllezërve dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Indeksonline bën të ditur se V. Bllaca ishte pezulluar nga detyra si police që kishte mbajtur më herët për shkak të disa problemeve psiqike.

Ajo kishte marrë detyrë të re pas pezullimit si staf civi dhe ishte kthyer në punë në një pozitë të re, si pjesë e stafit civil.

Duke e ditur se stafi civil nuk ka të drejt të posedimit të armës, e dyshuara nuk dihet ende se ku e ka marrë armën me të cilën ka kryer krimin.

Shtuar më 18/02/2020, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori