E kërkonte Amerika, vetëvaret i paraburgosuri në Pejë
Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

Personi në fjalë dyshohet se është vetëvarur. Për të njëjtin, kishte pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA-të, transmeton lajmi.net.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai.

Mësohet se Policia e Kosovës po e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, teksa rasti është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit.

Shtuar më 28/08/2019, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori