Florentino Perez për Benzema: Ai është një miks mes Ronaldos dhe Zidane

“Benzema? Jam i lumtur për të. Sipas mendimit tim ai është një miks midis Ronaldo Nazario de Lima dhe Zindedine Zidane.

Mbrëmë ai mori njohjen e duhur si futbollisti më i mirë në botë. Ishte koha, sepse ai ka qenë për të paktën 3-4 vjet në kërkim të kësaj gjëje.

Karim Benzema ka aftësinë të nisë manovrën sulmuese si Zidane dhe të finalizojë si braziliani Ronaldo”, kështu është shprehur presidenti i Real Madrid./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 18.10.2022 15:09