Meteorologët, për sot parashohin mot
kryesisht të
kthjellët.
Temperaturat do të sillën ndërmjet 1 e 11 gradë
Celsius. Edhe nesër pritet të mbajë mot
kryesisht i
kthjellët.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, ato do të sillën në mes 3 e 12 gradë
Celsius. Gjykuar sipas ecurive sinoptike, gjatë javës së ardhshme, parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat kohë pas kohe mund të marrin karakter zhvillimi.
Temperaturat do të lëvizin në mes 1 e 10 gradë
Celsius, pra ca mbi mesataren për këtë periodë të vitit.
Shtuar më 06/01/2018,
ora 08:42