E fundit/ Zbulohet arsyeja pse PAN nuk hyri në kuvend
Në kohën kur pritej të mbahej vazhdimi i seancës themeltare të Kuvendit, PAN nuk gjendet në sallën plenare. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë duke zhvilluar një mbledhje, dhe shumë shpejt pritet të jenë në sallën e Kuvendit.

Kështu i tha deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa portalit “Arbresh.info”.

Sipas tij, deputetët e PDK-së janë në kuvend, por po zhvillojnë një mbledhje, pas së cilës do të paraqiten në seancë. Ai është i bindir se sot ose nesër do të përfundoj edhe cështja e formimit të institucioneve.

“Ne në kuvend jemi, ishim në një mbledhje paraprakisht , tash po shkojmë në sallën e Kuvendit, ku presim të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe do të vazhdojmë pastaj me mandatarin për qeveri sot ose nesër kryhet edhe kjo puna e qeverisë”, u shpreh Beqa.

Ndërkohë, seanca konstituive u shty për në ora 14:00.
Shtuar më 07/09/2017, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori