Vritet në mes të Prishtinës 27-vjeçari
Një vrasje ne armë ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima ishte 27-vjeç me inicialet A.J, ndërsa është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij në këtë rrugë.

Vrasjen e tij e ka konfirmuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende identiteti i plotë.

Njoftimi i policisë:

A.J. u vra sot nga arma e zjarrit, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. I njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”/albeu.com/

Shtuar më 27/02/2019, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori