Kreu i
Vetëvendosjes Albin Kurti dhe
Vjosa Osmani kanë nënshkruar mesditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale të
shkurtit.
Sipas asaj që deklaruan në konferencën e përbashkët për shtyp,
Osmani do të kandidojë në
listat e
Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.
Por në LVV thonë se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 13:52