Trump i dërgon telegram Ramush Haradinajt
Zyra për media ka bërë të ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë pranuar telegram urimi me rastin e festave të fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump.

``Po ashtu, kryeministri Haradinaj, ka marrë telegram falënderimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.`` thuhet në komunikatë./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori