Shpërthime të fuqishme në kryeqytet, panik në Arabinë Saudite
Katër shpërthime të fuqishme kanë ndodhur gjatë paradites së sotme në Rijad të Aranisë Saudite duke shkaktuar panik tek banorët.

Më pas autoritetet njoftuan se ishin shpërthimet e katër raketave të hedhura nga rrebelët shiit Houthi që kontrollojnë një pjesë të Jemenit ato që alarmuan banorët, raporton Albeu.com.

Sipas autoriteteve lokale, raketat janë shpërthyer në ajër nga sistemet e mbrojtjes anti-raketore, ndërsa rrebelët këmbëngulin se qëlluan katër objektiva ekonomik të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kjo e fundit akuzon Iranin se mbështet rrebelët shiit në Jemen, të cilët janë përgjegjës për vrasjen e mijëra banorëve civil përgjatë luftës civile që ka shpëthyer vitet e fundit atje. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori