Një
shpërthim i
fuqishëm ka
ndodhur pak më parë në lagjen “Village” të Ferizajt në Kosovë duke shkaktuar një numër të madh të plagosurish.
Mësohet se deri më tani, numri i të plagosurve ka shkuar në 31, ku mes tyre ka gra dhe fëmijë. Për fat të mirë, nuk ka
raportime për të vdekur.
Dyshohet se shpërthimi ka
ndodhur për shkak të një bombole gazi në restorantin “Steak House”.
Lajmin e ka konfirmuar Major Qazim Reka, por i njëjti nuk ka dhënë më shumë informacione.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e
Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor
Shtuar më 05/01/2021,
ora 15:41