Shkon në 4 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik me eskortën e ambasadores turke
Pëlqej
Policia e Kosovës bën me dije se ka shkuar në katër numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme në Mramor ku edhe u përfshi eskorta e ambasadores turke në Kosovë, raporton Albeu.com.

Përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe personi i katërt, që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në njoftimin e Policisë thuhet se dy persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje, e dy të tjerë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Megjithatë, policia e Kosovës nuk ka zbardhur ende se si ndodhi ky aksident dhe kush ishte fajtori për katër të vdekurit!

Nuk i janë dhënë përgjigje pyetjeve se me sa shpejtësi ishin makinat kur u përplasën, kush parakaloi gabim dhe çfarë roli ka eskorta e ambasadores turke në këtë tragjedi! /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori