Ndahet nga jeta akademiku i madh shqiptar

Është ndarë nga jeta ditën e enjte akademiku shqiptar Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier, Shqipëri është shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Sipas dokumenteve, Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 janar 1955 me nofkën “Dragoi”, për pesë vjet qe “polic” i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme. Spiunimet e para ishin kundër Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë.

Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.

Përmendet në dokumentet sekrete të Qani Tartales, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, si informator (nuk dihet nëse me dashje apo pa dashje) kundër shkrimtarit Bilal Xhaferri.

Nga 1967 deri më 1973 nuk qe i përfshirë në rrjetin sekret, deri kur thirret sërish në detyrë për të mbikëqyrur shkrimtarët e ardhur nga Kosova. Më 1978 u bë rekrutues dhe ndërlidhës, aktiviteti i tij mbaroi më 1991.