PRISHTINË/ Vritet me thikë një person
Një person është therur me thikë sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi pasi është therur me thikë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ku është duke u trajtuar. Për momentin nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e viktimës.

Ende nuk dihet detaje se si ka ardhur deri të ky incident. Policia deri më tani nuk e ka konfirmuar këtë rast.
Shtuar më 20/10/2020, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori