E fundit/ PAN dhe AKR janë në takim me Listën Serbe
Pëlqej
Pasi që u takuan fillimisht në orët e paradites, krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, si dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli janë takuar sërish pasdite.

Në takimin i cili është duke vazhduar po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në krye me Goran Rakiqin, kryetarin e Mitrovicës veriore.

Në këtë takim, siç po flitet për ndarjen e resorëve qeveritare, respektivisht ministritë që do t’i drejtoj Lista Serbe.

Lista Serbe po këmbëngulë në tri ministri, dhe ky është kushti që ata të jenë pjesë e marrëveshjes me tashmë koalicionin e ri PANA.

Nëse gjërat shkojnë sipas dinamikës së paraparë nga koalicioni në fjalë, atëherë seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve pritet të mbahet nesër, ndërsa ajo për votimin e qeverisë në krye me Ramush Haradinajn, të premten.
Shtuar më 06/09/2017, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori