E FUNDIT/ Nis mbledhja, pritet shpërndarja e Parlamentit të Kosovës
Ka nisur pak më parë mbledhja e Kryesisë së KuvenditKosovës, në të cilën pritet të caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e ParlamentitKosovës dhe më pas kalimin në zgjedhje të reja.

Mbledhja e Kryesisë është thirrur të premten nga kreu në dorëheqje, i KuvenditKosovës, Kadri Veseli, derisa në agjendë pritet të jetë edhe shpërbërja e KuvenditKosovës.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dy pika të rendit të ditës, që janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të legjislaturës së VI.
Shtuar më 05/08/2019, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori