E fundit/ Nesër mbahet seanca e kuvendit të Kosovës
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë të enjten.

Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, që ta caktojë seancën konstituive për të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është kërkuar ora 10 e mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar Milaim Zeka, deputet i Kuvendit nga radhët e Nismës për Kosovës, pjesë e koalicionit PAN.

"Nesër ora 10.00, seanca e Parlamentit", ka shkruar Zeka në Facebook.


Shtuar më 06/09/2017, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori