“Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht”, Vuçiç zbulon gjuhën që folën në takimin në Bruksel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur për atmosferen e bisedimeve në Bruksel. I pyetur nga gazetari se ne çfarë gjuhe flasin në takime.

Vuçiç ka thënë se flasin në gjuhen angleze.

“Aty brenda s’ndodhë asgjë e mirë, asgjë fine. Flasim në anglisht mua dicka me del në serbisht nganjëherë. Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht, ka qenë në burg derisa nuk e liruan Koshtunica dhe Milosh Jovanoviq. Shikoni nënshkrimin këtu për amnistimin e tij. Kështu duket kur dikush nënshkruan diçka, unë nuk kam nënshkruar asgjë. Në Bruksel ata e thonë të tyren, ne tonen, për asgjë s’pajtohemu”, ka thënë Vuçiç.


Shtuar 1.03.2023 10:41