Kosova ka dështuar t’i marrë votat e mjaftueshme për t'u anëtarësuar në INTERPOL
154 vende kanë votuar, prej tyre 22 kanë abstenuar, 56 për ndërsa tjerat
kundër, dhe 76 ishin pro.
Pas 20 minutave do të votohet edhe në rundin e dytë, për anëtarësimin në Kosovë.
Shefi i Policisë së
Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it rreth punës së Policisë së
Kosovës.
Raportohet se votë
kundër do të kenë Maroku dhe
Rusia, dy shtete këto që nuk e njohin pavarësinë e
Kosovës.
Para se të votohej kanë mbajtur fjalim përfaqësuesit e 24 shteteve ku Pakistani dhe Guajana janë shprehur pro anëtarësimit të
Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor, duke kundërshtuar kështu lobimin serb
kundër Kosovës.
Po ashtu pro
Kosovës janë deklaruar edhe Turqia dhe Arabia Saudite.
Ndërsa
kundër kanë qenë Maroku dhe
Rusia. Për t’u anëtarësuar në
Interpol Kosovës i duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm.
Shtuar më 20/11/2018,
ora 09:47