E fundit/ Kosova bëhet me kryeministër të ri
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Kandidati i koalicionit fitues PAN, Ramush Haradinaj me votën e minoriteteve dhe AKR-së, është zgjedhur Kryeministër i Kosovës. Haradinaj me 61 vota pro do ta udhëheqë Kosovën 4 vitet e ardhshme me një kabinet prej 21 ministrash. Ndërkaq, vetëm një abstenim Vetëvendosje e LDK nuk morën pjesë në votim, shkruan albeu.com.

Seanca e Jashtëzakonshme e cila filloi punimet në orën 16:00 nuk ishte e lehtë për Haradinajn pasi deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në sallë për arsyen se ndodheshin në takim në Beograd. E për këtë arsye Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u detyrua të çonte në pauzë prej 15 minutash kuvendin por që do të zgjaste plot 3 orë.

Ndërkaq, e vetdijshme për mungesën e Listës Serbe, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan në seancë menjëherë mocion të votbesimit ndaj Haradinajt por kjo nuk u miratua nga Veseli i cili e e çoi kuvendin në pauzë deri në ardhjen e Listës Serbe. E me ardhjen e Listës Serbe menjëherë filloi seanca dhe gjatë votimit Haradinaj mundi të marrë minimunim e kërkuar prej 61 votash që të zgjidhej kryeministër e vendit. Kursë Vetëvendosje dhe LDK e kanë bojkotuar procesin e votimit.

E megjithatë suprizë ka qenë deklarimi i deputetit të PAN, Zafir Berisha i cili u shpreh se nuk do ta votonte Haradinajn që sipas tij arsyeja ishte Hashim Thaçi dhe ai e mbajti fjalën duke abstenuar.

Kurse Teuta Rugova e LDK-së e cila u përfol se do ta mbështeste Haradinajn nuk mori pjesë në seancë.

Pas votimit u këndua himni shtetëror i Kosovës dhe më pas duke u betuar Haradinaj e përmbylli procesin e zgjedhjes së tij si kryeministër.

Pas betimit kryeministrit iu dhurua një buqetë me lule që ai më pas ia dhuroi presidentit të AKR-së Behgjet Pacollit.

Menjëherë pas zgjidhjes së Haradinajt në Prishtinë filluan festimet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Fjala e parë e Haradinajt si kryeministër ishte "Na priftë e mbara".

Pas kësaj Veseli ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme./albeu.com
Shtuar më 09/09/2017, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori