E FUNDIT/ Haradinaj emëron ministren e re
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka emëruar Adriana Hoxhiqin ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin që ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Shtuar më 12/04/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori