E FUNDIT/ Gjykata Supreme hodhi poshtë vendimin për rinumërim
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e PZAP për tu rinumërmuar votat në tërësi në Komunat e Prishtinës dhe Prizrenit.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Xhelal Sveçla i vetëvendosjes nëpërmjet një postimi në Facebook i cili ka shprehur:

"Fitore. Gjykata supreme hedh poshte vendimin e PZAP. URIME Prishtinë e Prizren."

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit që ka marrë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka vendosur që të rinumërohen votat për Prishtinën dhe Prizrenin.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu tha se konsiderojnë se këto vendime përveç që janë të pabaza janë edhe të motivuara politikisht./albeu.com/
Shtuar më 25/11/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori