Gazeta serbe: Ushtria po pret urdhrin të futet në Kosovë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Serbët janë duke reaguar mjaft keq pas votimit në Kuvend të ligjeve për ngritjen e Ushtrisë së Kosovës.

E gjithë vëmendje mediatike është pikërisht tek ky zhvillim historik për shqiptarët, ndërsa e përditshma "Alo", e njohur për qendrimet e saj ekstremiste shkon edhe më tej duke shkruar se ushtria serbe është gati dhe në pritje të urdhrit për t'u futur në Kosovë, raporton Albeu.com.

"Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është informuar për çdo zhvillim në Kosovë dhe deri më tani vendimi është që të presim zhvillimet e tjera. Ushtria është gati dhe pret urdhra", shkruan Alo.

Më parë, "Blic" shkruante se helikopterë dhe tanke të NATO-s patrullojnë në Kosovë, kurse Kurir shkon edhe më tej duke e quajtur ngritjen e ushtrisë si një "pushtim" të dytë të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori