Erdogan kërcënon Haradinajn dhe lavdëron Thaçin, Sefajn dhe Gashin për rrëmbimin e mësuesve
Pas rrëmbimit të mësuesve turq nga shërbimi sekret i Turqisë në bashkëpunim me shtetin paralel të Thaçit dhe Pacollit brenda strukturave të sigurisë së Kosovës ka reaguar edhe Presidenti Erdogan.

Me një gjuhë kërcënuese ai i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duke i kërkuar llogari për shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi, të cilët zbatuan urdhrat e ardhura nga Stambolli.

"Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t'a japë përgjigjen e merituar"., tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn, përcjell Albeu.com.

Burimi: www.hurriyet.com.tr/gundem/erdogan-bunlarin-bilet-parasini-verip-gondermek-lazim-40790399
Shtuar më 31/03/2018, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori