I përmbyset zetori gjatë ecjes, humb jetën 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Një 38-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit. Ky i fundit ka dalë nga rruga, është përmbytur dhe për pasojë ka ndërruar jetë 38-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës /Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 15:40