Arrihet marrëveshja mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit për zgjedhjet
Është arritur sëfundmi marrëveshja për koalicion mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

Në ora 11 pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje, e cila i jep fund spekulimeve për partinë e z. Pacolli. Nje gjë e tillë gjithashtu e konsideron të mbylllur edhe punën e Nismës për Kosoven, duke mos lëne shume hapësirë per koalicion të këtij subjekti me ndonjë parti tjetër. Limaj tash po e krijon një bosht rreth vetes.

Këto dy parti kishin bashkëpunim edhe gjatë legjislativit të fundit pasi që ishin partnerë në qeverrinë e drejtuar nga AAK.

Ky është koalicioni i dytë zyrtar mes partive para zgjedhjeve që pritet të mbahen tani që Kuvendi zyrtarisht është shpërndarë. Koalicioni i parë ishte lidhur mes AAK’së dhe PSD’së
Shtuar më 23/08/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori