E FUNDIT/ Arrestohet "Curri", bosi i kazinove në Kosovë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zhvilluar një operacion policor në disa zona ky dyshohej se zhvillohej aktiviteti i lojërave të fatit.

Operacioni u zhvillua në lagjen "Marigona" dhe gjatë tij u arrestuan tre persona, mes tyre edhe Ismet Osmani, i cili njihet edhe si "Curri" dhe ka në pronësi një numër të madh kazinosh në vend.

Krahas tij u arrestuan edhe Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.

Gjithashtu, njoftuan se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalin me informacione shtesë.
Shtuar më 20/05/2019, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori