Rikthehet Champions League, formacionet zyrtare Liverpul-Real Madrid

Ndeshja mes Liverpulit dhe Real Madrid ishte ajo që mbylli edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve, me madrilenët të cilën bënë përsëri të tyrin trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë. Dy skuadra takohen përsëri në këtë edicion, këtë radhë në fazën e parë me eliminim direkt, që do të thotë se një prej tyre i jap lamtumirën para kohe turneut.

Liverpuli vjen në këtë përballje me dëshirën për hakmarrje, por edh i ndërgjegjshëm që forma që ka treguar se fundmi në kampionat nuk duhet të pasqyrohet edhe në Europë, pasi Liga e Kampioneve është një aktivitet i rëndësishëm për tifozët e të kuqve.

Ndërsa Reali, ka marrë një lajm të mirë sot, teksa ka rigjetur Toni Kros. Futbollisti ishte lënë në Spanjë duke mos udhëtuar me grupin për shkak të një gjendje gripale. Por ai është rikuperuar plotësisht dhe vetë klubi ka bërë të ditur se është gati për duelin e sotëm, ndërsa nuk e nis si titullar.

FORMACIONET ZYRTARE

Liverpul: Allison, Gomez, Van Dajk, Aleksander-Arnold, Robertson, Henderson, Fabinjo, Bajçetiç, Salah, Gakpo, Nunjez

Trajner: Jurgen Klop

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Militao, Rydiger, Alaba; Valverde, Kamavinga, Modriç; Rodrigo, Benzema, VInicius.

Trajner: Karlo Ançeloti


Shtuar 21.02.2023 19:59