Fabrikë “bari” në Ohër, arrestohet dhëndri i kryetarit të Bashkisë Pogradec

Foto ilustruese

Në një operacion të policisë maqedonase janë zbuluar 3.000 rrënjë kanabis, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”./albeu.com