Grupi i PD dorëzon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të caktimit të çmimeve për produktet ushqimore

Pas nismës së parë, ku depozituan një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet, vjen një tjetër nlëvizje nga grupi parlamentar i PD-së.

Mësohet se sot në orën 12:30 deputetët Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e grupit të PD, për të shfuqizuar Bordin e Përcaktimit të Produkteve Ushqimore.

Pak ditë më parë në Kushtetuese deputetët e grupit parlamentar të PD-së dorëzuan kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për Karburantet si dhe dy ligjeve të miratuara për këtë çështje.