E falin namazin e Kurban Bajramit me plisa në kokë (VIDEO)
Disa burra nga Kodra e Trimave në Prishtinë kanë gjetur një mënyrë tepër origjinale dhe tradicionale për ta falur namazin e Kurban Bajramit.

Ata u bënë gati, u veshën me plisa në kokë dhe nisën ashtu ta falin namazin e mëngjesit.

Ishte pikërisht hoxha që bëri thirrje që xhemati të kujtoj traditën shqiptare në festën e Kurban Bajramit, shkruan Klan Kosova.

Një gjest i tillë, me qeleshe në kokë i gëzoi jashtë mase edhe të vjetrit, të cilët u gëzuan nga fakti se të rinjtë nuk e harrojnë traditën e popullit shqiptar. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2014, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori