E BUJSHME/ NISMA e Fatmir Limajt dhe AKR e Behgjet Pacollit mbetën jashtë Kuvendit (FOTO LAJM)

NISMA e Fatmir Limajt dhe AKR e Behgjet Pacollit ka gjasa që të mos futet në Kuvend për shkak se koalicioni i saj, me ç'ka duket deri më tani nuk do ta kalojë pragun e nevojshëm prej 5 për qind për të marrë deputetë.

Deri më tani janë numëruar 97.80 për qind e votave dhe NISMA sipas KQZ-së ka 4.90 për qind të votave duke mbetur me vetëm për 0.10 për qind jashtë Kuvendit.

Gjithsesi pritet pranimi dhe pasqyrimi i të gjitha votave nga KQZ në mënyrë që të qartësohet fati i kësaj partie si edhe numri final i deputetëve për Vetëvendosjen, LDK-në dhe PDK-në, gtje f cila do të qartësojë edhe pozicionin e ri të këtyre partive në skenën politike të Kosovës.

Gazetarja e ABC News Blerta Dallushi Berisha raporton nga Kosova se Vetëvendosja pritet të marrë 31-32 deputetë, ndërsa LDK-ja pritet të ketë 30-31 deputetë. Por, numri i saktë do të përcaktohet në varësi të faktit nëse do të hyjnë apo jo NISMA dhe AKR në Kuvend. /albeu.com./
Shtuar më 07/10/2019, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori