E ardhmja e Maqedonisë është në NATO
Pëlqej
Maqedonia e sheh të ardhmen e saj në NATO dhe është e gatshme të përmbushë të gjitha reformat në mënyrë që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski ka sqaruar në mbledhjen e NATO-se se Maqedonia po përmbush me gatishmëri të gjitha misionet ku ajo është ngarkuar.

Jolevski theksoi se Armata e Republikës së Maqedonisë ka njësi të certifikuara për misione të udhëhequra nga aleanca e NATO-s në nivel të Grupit të batalionit të mesëm të këmbësorisë.

Jolevski mësohet se ka mbajtur edhe një sërë takimesh bilaterale me kolegë të shtetve të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori