"E ardhmja e Kosovës nuk është Bashkimi Evropian, por Bashkimi Kombëtar"
E ardhmjae Kosovës nuk është Bashkimi Evropian, por Bashkimi Kombëtar, ka thënë deputeti i PDK-së Nait Hasani, gjatë emisionit "Ora e Fundit" në "Klan Kosova", por që sipas tij, mos formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk e lejon atë të jetë plotësisht e pavarur.

"Shteti i Kosovës është shtet i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duhet të ketë të drejtën të vendos vet", ka thënë Hasani, duke shtuar se "tani si shtet Kosova ka nevojë për zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës".

Hasani gjithashtu tha se Bashkimi Kombëtar do të bëhet, ndonëse në deklaratën e pavarësisë së Kosovës qëndron një pikë që nuk lejon bashkimin e vendit me shtete të tjera.

"Ne kemi edhe mundësi të integrimit të shoqërisë shqiptare; askush nuk na pengon të kemi një gjuhë, të ardhme dhe arsim të përbashkët", ka thënë ai.

"E ardhmja themi që është Bashkimi Evropian, por në të vërtetë e ardhmja jonë është bashkimi i një shoqërie shqiptare", ka përfunduar Hasani. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori