Dyshohet për atentat ndaj Thaçit në Mal të Zi
Informacionet se Hashim Thaçi mund të jetë objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, kanë vënë në gjendje të gatishmërisë së lartë Shërbimet Inteligjente dhe Forcat e Sigurisë. Sipas mediave kosovare, këto kërcënime kanë bërë që të ndryshohet axhenda e vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Situata është bërë më serioze pas informacioneve të siguruara nga Shërbimet malazeze të Sigurisë së delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.

Për shkak të rrezikut të lartë është anuluar edhe ligjerata mbi NATO-n që pritej të mbantë Thaçi.

Gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në Malin e Zi janë parashikuar takime me Presidentin Vujanovic, kryeministrin Gjukanovic, zëvendeskryeministrin Lukshic dhe kreun e Kuvendit, Krivokapic. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori