Juventusi po shqyrton të transferojë Willian

Klubi italian, Juventusi po monitoron sulmuesin anësor të Chelseat, Willian.

Braziliani do të bëhet lojtar i lirë gjatë verës pasi gjatë këtyre muajve nuk pritet një marrëveshje rinovimi të kontratës mes tij dhe Chelseas. Sipas tabloidit britanik Daily Express, Juventusi është i gatshëm t’i japë 31-vjeçarit atë që dëshiron.

Arritja e marrëveshjes për transferimin e anësorit Hakim Ziyech nga Ajaxi në Chelsea këtë javë bën që trajneri Frank Lampard të ketë më shumë opsione për krahët e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Në garë për Willian është edhe klubi katalunas, Barcelona dhe ai anglez, Tottenham Hotspur.


Shtuar 14.02.2020 13:55