Dyshime për një tjetër varrezë masive në Serbi
Pëlqej
Prokuroria e Serbisë për krimet e luftës ka miratuar sot urdhërin që në Batajnicë të kryhen gërmime të reja, pasi ka dyshime se aty ndodhet një tjetër varrezë masive.

Më herët, në këtë lokacion janë gjetur trupat e 900 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës.

Urdhëri është dhënë nga prokurori serb, Bruno Vekariç.

“Bëhet fjalë për lokacionin ku gjatë kohës së këtyre gërmimeve ka qenë një shator për obduksion, ngjitur me lokacionin e varrezës masive ku janë gjetur trupat e 900 shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Vukçevic për Tanjug.

Ai ka shtuar se duke qenë se ka të dhëna se në këtë lokacion mund të ketë një tjetër varrezë masive me shqiptarë të vrarë, do të ketë hulumtime më të gjëra./albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori