Dy vjetori i marrëveshjes Kosovë-Serbi
Kanë kaluar dy vjet tashmë nga marrëveshja e nënëshkruar midis zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve, e cili ende nuk është përmbushur në tërësi.

Zyrtarët në Beograd thonë se pala serbe i ka përmbushur të gjitha obligimet, ndërsa Prishtinës i mbetet të përmbush 6 nga 15 pikët e marrëveshjes, ku njëra prej pikave të para është krijimi i bashkësisë së komunave serbe.

Kjo është një marrëveshje, që është nënshkruar pas disa muajsh bisedimesh të ndërmjetësuara nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe ish-kryeministrat, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Ivica Daçiq.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, deklaron se është Beogradi që po pengon arritjen e objektivave kryesore të marrëveshjes, e cila, sipas tij, ishte "një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve, në të cilët për herë të parë të dy palët ishin të barabarta dhe arritën një marrëveshje zyrtare".

Ndërsa nga ana tjetër drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, është shprehur se "Serbia i ka kryer të gjitha pikat nga pika 7 deri në të 15, ndërsa 6 pikat e para janë të paprekura, pasi Prishtina nuk i ka përmbushur ato". /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori