Zjarre në jug, stuhi në veri/ 5 të vdekur në Itali, qeveria pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria italiane pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit ekstrem që ka pushtuar vendin ditët e fundit, temperatura ekstremisht të larta dhe zjarre në jug dhe stuhi në veri.

5 persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e motit të keq, shkruan Ansa.

Një 16-vjeçare u vra dje ne Brescia pasi u godit nga një pemë që u rrëzua në pyllin ku ajo ndodhej në kamp së bashku me bashkëmoshatarët e saj.

Tre persona humbën jetën si pasojë e flakëve në zjarret që mbeten ende aktive rreth Palermos dhe Siçilisë, ndërsa një grua tjetër humbi jetën në Padova dy ditë më parë, pasi e zuri poshtë pema teksa po shkonte në punë./albeu.com/ 


Shtuar 26.07.2023 08:34