Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan
Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në qytetin e Gjilanit.

Sipas policisë, shkak për vrasjen ka qenë një konflikt pronësie. Viktimat janë Asllan Lipovica (1966), dhe Fitim Lipovica (1971) ndërsa të plagosurit janë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996).

Të dyshuarit sipas policisë janë ende në arrati. Autorë thuhet të jenë F.Maliqi (1962) dhe R.Maliqi (1986).

Hollësi të tjera në lidhje me ngjarjen nuk bëhen të ditura. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori