Dy të
burgosur që kryenin dënimin në pavionin e rrezikshmërisë së lartë në Burgun e Dubravës, kanë tentuar të
arratisen në mënyrë spektakolare, pasi kanë arritur të thyejnë dy mure betoni brenda
pavijonit.
Burim Basha dhe Almir Drpljanin, tentuan të
arratisen, dhe kur u kishte mbetur vetëm edhe një shtresë betoni para se ta bënin të depërtueshëm murin e jashtëm të
pavijonit numër 8 ku gjenden nëntë personat e rrezikshmërisë së lartë në Dubravë, janë zbuluar.
Vetë i burgosuri
Burim Basha duke parë se janë të vogla mundësitë e arratisjes nga vrima që po krijonin, kishte njoftuar vetë rastin tek autoritetet e burgut, njorton "Zëri".
“Veç me ju kallzu çka muj me ba dhe që muj me ikë kur të dua”, janë fjalët e
Burim Bashës që ua kishte thënë zyrtarëve të Dubravës kur kishte lajmëruar thyerjen e murit që është tërësisht beton madje me trashësi rreth 70 centimetra. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2014,
ora 10:45