Dy të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Lipovica
Janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor,






POlicia ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi me 14 nëntor në Gjilan. Vëllezërit F. dhe R. Maliqi, dyshohet se kanë vrarë Asllan Lipovicën (1966) dhe Fitim Lipovicën (1971), si dhe plagosen, Fidan Lipovica (1993) si dhe Adison Lipovica (1996).



“Pas veprimeve operative dhe hetimeve intensive të vazhdueshme u ngushtua dukshëm rrethi i shmangies së të dyshuarve, kështu që me 25.11.2013, rreth orës 20:30, dy të dyshuarit F. Maliqi dhe R. Maliqi janë vetëdorëzuar në stacionin policor të Gjilanit”, ka thënë toger Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.


Sipas policisë i dyshuari F. Maliqi, me vete ka sjellë: armën e zjarrit model “Walther”, kalibër 7.65 mm dhe një karikator pa municion. Kjo armë dyshohet se është përdorur në incidentin e ndodhur me datën 14.11.2013.
Arma është konfiskuar nga i dyshuari dhe në vazhdim do t’u nënshtrohet procedurave ekzaminuese të balistikës. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2013, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori