Dy shtete do ta njohin Kosovën
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj është shprehur se së shpejti Kosova do të njihet edhe nga dy vende.

Ai ka theksuar se procesi i njohjeve po bëhet i pandalshëm për Kosovën.

“Pres që disa vende të marrin vendim për ta njohur Kosovën deri në fund të vitit. Po ashtu, ka pasur zhvillime në dy vende, të cilat veç kanë marrë vendim për ta njohur Kosovën, por ka pasur ndryshim të qeverive dhe ne presim që qeveritë e reja do ta bëjnë së shpejti publik lajmin e tyre për njohjen e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj për Epoka e Re.

Enver Hoxha shtoi se në vitin 2014-të do të punohet akoma edhe për njohje, por edhe për anëtarësimë të reja në organizata të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori