Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Dy shqiptarë e pësuan, një grua po mashtron në Facebook për punë në Gjermani
Pëlqej
Njohja me një grua përmes Facebookut dhe premtimi për punë në Gjermani u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve nga Tetova.

Dy të rinj nga Tetova e Maqedonisë, S.M. (29) dhe F.F. (21) kanë paraqitur një kallëzim penal ndaj një gruaje nga Shtipi, me të cilën janë njohur nëpërmjet rrejtit social “Facebook” në mars 2018, e cila u ka premtuar se do t’u sigurojë punë tremujore në Gjermani

Më pas, gruaja në fjalë u ka kërkuar që të paguajnë fillimisht nga 2700 denarë, ndërkaq më tej edhe nga 12.300 denarë për marrëveshjet për punë, ndërkaq biletat e avionit t’i paguajnë vete.

Ata kanë aplikuar sipas udhezimeve dhe kanë paguar edhe paratë, pasi me parë u njoftuan se ishin pranuar. Por para se të vinte data për t’u nisur ne Gjermani, gruaja i ka njoftuar se nuk mund të shkojnë, pasi do t’i njoftojë vetë ajo për datën e nisjes.

E më pas nuk u është bërë më e gjallë dhe as nuk u ka kthyer paratë.

Nga policia e Tetovës thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar më 19/07/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori