Makina përplas 14-vjeçarin para shkollës në Elbasan

Një makinë ka përplasur një 14-vjeçar këtë të mërkurë në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi”.

Fëmija po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/ 


Shtuar 12.04.2023 11:23